Dalja e Ilnisa Agollit në Fan Club ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos për mënyrën e ashpër si ajo komentoi situatat në shtëpi.

Gjatë analizës së saj, ajo përdori ironi ndaj Brikenës, duke e krahasuar me një “dhëmballë të dëmtuar” dhe duke thënë se nuk vjen nga manastiri, duke vënë në pikëpyetje reagimet e saj ndaj afrimitetit me Mateon.


Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një tjetër detaj që po qarkullon në rrjet.

Screenshot/Instagram

Në TikTok janë bërë virale disa pamje të vjetra ku Brikena shfaqet shumë e afërt me Meritonin, ish-partnerin e Ilnisës, në një program televiziv.

Ky fakt ka bërë që shumë ndjekës të lidhin deklaratat e Ilnisës me këtë histori të së kaluarës, duke aluduar se reagimi i saj mund të mos jetë vetëm për lojën, por edhe për arsye personale.

Megjithatë, mbetet e paqartë sa ndikim ka kjo në qëndrimet e saj, ndërsa diskutimet në rrjet vazhdojnë. /Telegrafi/