LAJMI I FUNDIT:

Brigitte Macron këshillon: Kur nuk dini çfarë të vishni, kujtojeni këtë truk!

Brigitte Macron këshillon: Kur nuk dini çfarë të vishni, kujtojeni këtë truk!
Déplacement à Nantes de Brigitte Macron , la première dame a déjeuné, au Reflet, restaurant nantais qui emploie des serveurs et cuistots porteurs de trisomie. Elle est accompagnée de Sophie Cluzel, secrétaire d’Etat chargée des personnes handicapées *** Local Caption *** Brigitte Macron attendue&finDL;au zoo de Beauval Brigitte Macron assistera au baptême du bébé panda de Beauval, en présence des autorités chinoises.

Atë që me siguri ju rri mirë, kurrë mos e ndërroni

Dama e parë e Francës, Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, kryetari francez, Emanuel Macron, kanë organizuar një takim me fëmijët e punëtorëve të Pallatit të Jelisesë.


Pas shoqërimit me vogëlushët, çifti bashkëshortor u ka ndarë dhurata rasti, transmeton Telegrafi.

Dama e parë ka arritur në takim me veshje të kombinuar thjesht, e cila për të është bërë “uniformë” e llojit të vet.

Në shumicën e rasteve veshjet duhet të jenë afariste, por jo edhe tepër formale, Brigitte vesh të njëjtin kombinim – pantallona, këmishë të bardhë apo fanellë dhe xhaketë.

Është fjala për pjesë veshjesh të të njëjtit model, me pantallona të ngushta dhe xhaketë model ushtaraku, ndërkaq sipas nevojës këpucët ndërrohen prej atyre klasike deri te këpucët deri në nyje të këmbëve.

Të kesh një kombinim në të cilin gjithmonë do t’u jeni besnikë situatave afariste është ide e shkëlqyeshme për të gjitha damat e pavendosura të cilat e kanë të vështirë të zgjedhin rrobat.

Në atë mënyrë nuk jeni të detyruara të mendoni shumë për atë se çfarë të vishni dhe në çdo rast jeni të gatshme për çdo ngjarje.

Duket që pikërisht është ky truk i damës së parë, në saje të të cilit gjithmonë duket mrekullueshëm. /Telegrafi/