Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi ka barazuar në ndeshjen ndaj Brighton.


Megjithatë, disa lojtarë patën paraqitje të mira individuale në këtë ndeshje nga të dyja skuadrat.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori i vendasve, Marc Cucurella, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Arsenalit Martin Odegaard dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të cilët u notuan me 6.5.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/