LAJMI I FUNDIT:

BREXIT dhe ndryshimet klimatike, çështjet më të diskutuara në Davos 2019

BREXIT dhe ndryshimet klimatike, çështjet më të diskutuara në Davos 2019

Teksa takimi i Forumit Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos ka përfunduar, temat më të rëndësishme që është prekur nga liderë të ndryshëm botëror ka qenë ajo e BREXIT-it dhe ndryshimeve klimatike.

Gjatë fjalimit të tij dhe gjatë intervistës së dhënë për Bloomberg, konservatori britanik, Philip Hammond, u shpreh se Britanisë së Madhe i duhet një referendum i dytë mbi BREXIT-it.

Hammond tha se nëse Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian pa nënshkruar asnjë marrëveshje, atëherë kjo do të ishte një tradhti ndaj popullit britanik.

Gjatë takimit të sivjetshëm në Davos, ai nënshkroi edhe një marrëveshje sigurie me Zvicrën, për të pasur një aleat të sigurt pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Kjo marrëveshje do të replikojë efektet aktuale të marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Zvicrën dhe do t’i mundësojë kësaj të fundit ashtu edhe Britanisë së Madhe lehtësi të shumta në tregjet e tyre respektive falë njohjes së ndërsjellët të rregulloreve të sigurisë.

Teknologjia financiare pritet të godasë sistemin bankar
Lexo po ashtu Teknologjia financiare pritet të godasë sistemin bankar

Fati i bizneseve të ndryshme në Londër ka qenë edhe një prej shqetësimeve të shumë biznesmenëve të cilët i kanë zhvendosur qendrat e tyre të biznesit në shtete të tjera.

Një prej momenteve më të rëndësime në Forumin Ekonomik Botëror ka qenë edhe fjala e Greta Thunberg, adoleshentes ambientaliste, e cila iu drejtua të pranishmëve duke thënë, se “në takime të tilla si ky i Davosit, njerëzit më të suksesshëm dhe më të rëndësishëm të botë mblidhen për të treguar histori suksesi, por suksesi financiar është shoqëruar me një kosto të paimagjinueshme në kurriz të ndryshimeve klimatike. Ne kemi dështuar”.

Draghi paralajmëron krizë financiare dhe ekonomike për Eurozonën
Lexo po ashtu Draghi paralajmëron krizë financiare dhe ekonomike për Eurozonën

“Dhe fatkeqësisht çështja është shumë e thjeshtë. Ne duhet të ndalojmë emetimet e gazrave serrë. Nëse ne nuk do të bëjmë një gjë të tillë askush tjetër nuk do ta bëjë atë. Të rriturit mundohen shpeshherë që të na japin neve shpresë. Unë nuk kam nevojë për shpresën tuaj. Unë dua që ju të ndjeni të njëjtën frikë që ndjej dhe unë, atë që më duket shpeshherë se shtëpisë sime, shkollës sime i ka rënë zjarri, edhe pse ky zjarr nuk duket”, përfundoi ajo fjalën e saj. /Telegrafi/