LAJMI I FUNDIT:

Draghi paralajmëron krizë financiare dhe ekonomike për Eurozonën

Draghi paralajmëron krizë financiare dhe ekonomike për Eurozonën

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, intensifikoi paralajmërimin e tij mbi sfidat me të cilat ballafaqohet ekonomia e Eurozonës, duke sinjalizuar se banka mund të jetë edhe më e kujdesshme për çdo tërheqje të stimulit monetar këtë vit.

Pas rishikimit të vlerësimit të tij në dhjetor, presidenti i BQE-së më në fund tha të enjten se rreziqet ndaj rritjes “janë zhvendosur në dobësi”. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga gjashtë javë më parë, kur ai i përshkroi rreziqet si “të balancuara”.


Draghi tha se rritja e pasigurive, në veçanti në lidhje me faktorët gjeopolitikë dhe kërcënimi i proteksionizmit po peshon mbi vendimet ekonomike.

“Politikëbërësit ishin gjithashtu të bashkuar në pikëpamjen se gjasat e recesionit të Eurozonës ishin të ulëta, duke pranuar se një rënie serioze në një pjesë të bllokut mund të përhapet”, tha Draghi.

BQE përsëriti shpresën se kostot e huamarrjes do të qëndrojnë në nivelet e tanishme gjatë verës dhe se do të vazhdojë të riinvestojë të ardhurat nga bonot për një periudhë të zgjatur kohe pas datës të rritjes së normës së parë.

Ai shtoi se tema e një raundi të rifinancimi afatgjatë për bankat u ngrit por nuk u mor asnjë vendim dhe një masë e tillë do të kërkonte “një rast të mirë për politikën monetare”. /Telegrafi/