LAJMI I FUNDIT:

Brexit “dëbon” nga Londra Goldman Sachs

Brexit “dëbon” nga Londra Goldman Sachs
Goldman Sachs headquarters office in Sao Paulo, Brazil

Kur zhvillohej fushata për qëndrimin ose largimin nga Bashkimi Europian, kundërshtarët e Brexit deklaronin se ndër të tjera, Londra mund të humbasë statusin si kryeqendra e saj financiare e Europës.

E duket se kur ende “divorci” nuk ka përfunduar, “profecia” e tyre po realizohet, të paktën pjesërisht.


Goldman Sachs, një ndër bankat më të mëdha botërore ka njoftuar të gjithë klientët e saj, si individë, ashtu edhe institucione për zhvendosjen e saj në Frankfurt të Gjermanisë.

Mediat britanike thonë se vendimi nuk është bërë publik, por u është komunikuar dorazi të gjithë klientëve nga ana e bankës dhe shkaku është pikërisht Brexit.

“The Independent” shkruan se Goldman Sachs nuk kërkon që të rrezikojë me paqartësinë në lidhje me Brexit dhe brenda qershorit do të zhvendosë zyrat e saj në Gjermani. /Telegrafi/