Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka pësuar një humbje të madhe sot në Parlamentin britanik.

Kundërshtarët e idesë së Johnsonit kishin 328 vota, kurse përkrahësit e qeverisë vetëm 301 vota, kur Parlamenti votoi që të marrë kontrollin e sallës dhe në këtë mënyrë do hapë mundësinë që nesër të hedhet në votim ideja e opozitës për Brexit.

Siç njofton BBC, në parlament mund të nxjerrët në votim një projektligj që kërkon ta vonojë datën e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Boris Johnson ka kërcënuar prej që ka ardhur në pushtet se do të dalë pa marrëveshje nëse është nevoja, por shumë të tjerë kanë reaguar kundër këtij opsioni për shkak se do mund të dërgonte vendin në krizë ekonomike.

Johnson po ashtu ka paralajmëruar, se do ta rrëzojë qeverinë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje, në rast se nuk arrin ta shtyjë idenë e tij për të dal nga BE-ja.

Por, Jeremy Corbyn tha se projektligji duhet të miratohet përpara se të mbaheshin zgjedhjet.