LAJMI I FUNDIT:

Brestovci shpalos planin e tij për shndërrimin e diasporës në fuqi konsumuese

Brestovci shpalos planin e tij për shndërrimin e diasporës në fuqi konsumuese

Biznesmeni kosovar, që garon me numër 11 në listën e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka shpalosur planin e tij rreth mundësisë së krijimit të një tregu më të madh për prodhuesit vendor.

Brestovci, këtë e ndërlidh me shndërrimin e diasporës në fuqi konsumuese.


“Diaspora duhet patjetër të shndërrohet në konsumatorë të produkteve vendore sepse me këtë, ne prodhuesit vendor do të ia shtonim edhe një fuqi konsumuese prej 500-700 mijë qytetarë. Kjo, është një fuqi e konsiderueshme, krahasuar me tregun egzistues. Kjo do të rriste nevojën për rritjen e kapacitetit prodhues, dhe rrjedhimisht edhe shtimit të nevojes për hapjen e vendeve të punës”, tha Brestovci.

Brestovci merr shembuj konkret, lidhur me mundësinë e prodhuesve vendor.

“Në Gjermani kemi më shumë se 11 mijë firma shqiptare në Gjermani, dhe nëse këto do të merrnin vetëm rrobat e punës të prodhuara në Kosovë, atëherë një fabrikë në Kosovë do të funksiononte vetëm për këto firma”, tha ai.

Numri 11 në listën e Nismës Socialedemokrate, ka edhe planin konkret, se si shteti duhet të veproj në këtë situatë.

“Duhet të krijohet hallka ndërlidhëse e distribuimit që nuk është bërë ende. Prandaj, ne duhet me patjetër të kemi firma të specializuara të cilat janë distributorë enkas për eksport, si dhe shteti duhet të marr modele nga shtete të tjera, shembull konkret është shteti turk, që e subvencionon eksportin”, tha Brestovci.

Ndryshe, Bekim Brestovci, gjatë qëndrimit të tij 25 vjeçar në Gjermani, ka arritur të formoj plotë 11 kompani, në të cilat punojnë rreth 1300 punëtorë, prej të cilëve shumica shqiptarë. Tash, ai po kërkon votën e qytetarëve, për të mundësuar planin e tij, rreth krijimit të hallkave lidhëse mes Kosovës dhe Diasporës, për të fuqizuar vendin, dhe afruar mërgatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori