LAJMI I FUNDIT:

Brendi Aito i mbështetur nga Huawei mori 50 mijë porosi brenda 25 ditëve për modelin e rinovuar M7

Brendi Aito i mbështetur nga Huawei mori 50 mijë porosi brenda 25 ditëve për modelin e rinovuar M7

Marka Aito e automjeteve elektrike që mbështetet nga Huawei ka marrë më shumë se 50 mijë porosi për modelin e saj të rinovuar M7 brenda 25 ditëve të para qëkur doli në shitje, tha kompania.

Richard Yu, CEO i Smart Car i Huawei-t, njoftoi këtë shifër përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Marka Aito, të cilën Huawei e menaxhon në partneritet me Seres Group lansoi veturën M7 në korrik të vitit të kaluar.

Që nga qershori, Aito kishte shitur vetëm 27,405 të modelit M7 origjinal, sipas të dhënave.

Modeli u rilansua muajin e kaluar me një version të ri me pesë vende dhe një çmim fillestar më të ulët se ai origjinal. /Telegrafi/