LAJMI I FUNDIT:

Brenda zyrës kryesore të Alibabas

Brenda zyrës kryesore të Alibabas

Alibaba është kompania më e suksesshme kineze e tregtisë online. E themeluar nga Jack Ma para 20-të viteve në Hongzou të Kinës, sot kompania ka vlerën e tregut prej më se 450 miliardë dollarë.

Të ardhurat e Alibaba për vitin 2019 janë 56 miliardë dollarë.


Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar mbi 102 mijë punëtorë.

Jack Ma, miliarderi që filloi tregtinë elektronike në Kinë, zyrtarisht po tërhiqet si kreu ekzekutiv i Alibaba.

Jack Ma dorëhiqet nga pozita e shefit të Alibabas
Lexo po ashtu Jack Ma dorëhiqet nga pozita e shefit të Alibabas

Pas dy dekadash dhe pas e bëri Alibaba një biznes prej 460 miliardë dollarësh, Ma po mendon filantropinë, si vazhdimin e jetës së tij pas largimit nga perandoria që themeloi. Ai e nisi fondacionin Jack Ma në vitin 2014 dhe gjithmonë është shprehur se si frymëzim për përpjekjet e tij bamirëse ka shërbyer fondacioni Bill dhe Melinda Gates. /Telegrafi/