David Beckham ka dalë nga hoteli i tij me pesë yje në Katar pas gati një jave, pasi fansat zbuluan se ku po qëndronte.
Ish-ylli i Anglisë thuhet se ka shijuar një qëndrim në suitën elegante ‘Baraha View’ në Mandarin Oriental në Doha – që kushton deri në 22 mijë funte (23 mijë euro) nata.
Suita ndodhet në katin e fundit të hotelit, dhoma ka zonën e saj të ngrënies, portier privat, një oborr të hapur, pishinë private dhe palestër, shkruan The Sun.

Por sipas DailyMail, Beckham u largua gjatë fundjavës pasi u përhapën fjalë për statusin e tij të akomodimit.
Një burim i tha gazetës: “Stafit i ka pëlqyer që ai të jetë këtu dhe i janë referuar si ‘Sir David’ sepse ai ishte kaq i respektueshëm dhe i nderuar nga të gjithë”.

“Ai nuk u pa shumë nga të ftuarit e tjerë, sepse ai kishte një suitë të bukur e cila është si një ‘hotel’ brenda një hoteli, që do të thotë se nuk kishte nevojë të përzihej me ta”.
“Ai ka qenë shumë i sjellshëm dhe simpatik me stafin dhe duket si një njeri shumë i mirë. Sir David është një nga njerëzit më të famshëm në futbollin botëror dhe ka qenë një nder ta kemi këtu”, tha një burim nga brenda hotelit mikpritës.

“Është për të ardhur keq që ai nuk është më këtu, por jam i sigurt se do të kthehet. Kush nuk do të donte të qëndronte këtu?”, u shpreh tutje burimi.
Gjatë qëndrimit të tij, ish-futbollisti thuhet se ka shijuar përdorimin e një kuzhinieri personal ndërsa ka shijuar pamjet mahnitëse nga suita luksoze e qytetit.

Burimet sugjerojnë se menyja e tij përfshinte biftek japonez, dhe një përzgjedhje të pjatave me makarona.
Për të mos u zbuluar nga paparacët, Beckham ka hyrë dhe dalë nga hoteli luksoz duke përdorur një hyrje private.
Në ditët e ndeshjeve, ai thuhet se është transportuar nëpër kryeqytet me një limuzinë të errësuar.

Përveç kësaj, Beckham ka shpenzuar gjithashtu kohë duke zgjeruar njohuritë e tij për kulturën lokale në rolin e tij si zyrtar i marrëdhënieve me publikun për komitetin organizativ të Katarit.
Deri më tani, ai ka kaluar tashmë një pasdite në Muzeun e Artit Islamik të Dohas – duke bërë imazhe të instalimeve të mëdha shumëngjyrëshe të artit dhe shfaqje mbresëlënëse teknologjike.
Megjithatë, ai ka qenë duke shijuar stilin e jetës luksoze të Katarit i vetëm, me gruan e tij Victoria dhe fëmijët e tyre që mendohet se janë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-mesfushori i futbollit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa kohë pasi ai nënshkroi marrëveshjen e raportuar prej 150 milionë funteve (173 milionë euro) me Kampionatin Botëror si ambasador i tij.
Komentuesit – përfshirë komedianin Joe Lycett – e kanë kritikuar atë për lidhjen e tij me Katarin, për shkak të historisë së tij të të drejtave të njeriut dhe qëndrimit të tij ndaj grave dhe komunitetit LGBT+.
Por, që nga fillimi i turneut, Beckham ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka komentuar për këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë