LAJMI I FUNDIT:

Brenda skutës së narkomanëve, rrëfimi tronditës i përdoruesit

Brenda skutës së narkomanëve, rrëfimi tronditës i përdoruesit

Eltoni është vetëm një nga qindra histori të zhytur në një jetë me mashtrime, pengje e burg si pasojë e varësisë nga droga.

Në dekadën e tretë të jetës si përdorues i heroinës, atij i janë mbaruar edhe damarët për të bërë injeksionin.


E gjejmë në momentin që ai bëhet gati të marrë dozën e parë të heroinës për atë ditë dhe pranon ta demostrojë për “Inside Story” si një apel për të gjithë ata që mund të joshen nga droga.

“E kam nisur që 16 vjeç dhe sot jam 41 vjeç, 18 vite kam qenë në burg, njëherë më akuzuan si shpërndarës por unë nuk jam. Në burg kanë qenë pushime për mua, vitet më të mira”.

I riu rrëfen se si pasojë e problemeve të tij me drogën i ati pësoi arrest kardiak dhe humbi jetën. Miq, shokë, të afërm nuk ka. Të gjithë e kanë braktisur përveç së ëmës./TCH/