Edi Kastrati është njëri prej aktorëve më të spikatur të serialit komik më të shikuar në vend "O Sa Mirë".

Ai ka qenë pjesë e këtij seriali që në episodet e para të tij, ndërsa vazhdon ende ta luajë më së miri rolin e qytetarit nga Gjakova.


Në serial luan rolin e një dorështrënguari, që i pëlqen të kursejë dhe të ketë para, por jashtë serialit në të vërtetë duket se luksi nuk i mungon.

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Edi në rrjetet sociale, aktori shfaqet në një nga ambientet e shtëpisë së tij.

Nga pamjet, duket se aktori jeton në një shtëpi mjaft luksoze, dhe se fitimet nga aktrimi i ka të mira.

Tash e një kohë, ai ushtron edhe postin e drejtorit në Teatrin e Gjakovës. /Telegrafi/

Edi