LAJMI I FUNDIT:

Brenda rajonit më të ftohtë në botë, ku temperaturat bien në minus 59 gradë – aty rrobat e lagura ngrihen për pak sekonda

Brenda rajonit më të ftohtë në botë, ku temperaturat bien në minus 59 gradë – aty rrobat e lagura ngrihen për pak sekonda

Këtë javë temperaturat kanë rënë deri në minus 59 gradë Celsius në rajonin më të ftohtë të botës, aty ku rrobat ngrihen për pak sekonda – por që banorët e këtij qyteti në Siberi nuk e ndjejnë fare të ftohtit.

Një sërë fotografish mbresëlënëse të shkrepura së fundmi në zonën më të “egër” të Rusisë, Siberi, tregojnë banorët e Yakutias duke punuar dhe jetuar pa ndonjë problem, edhe pse atje temperaturat këto ditë kanë rënë në minus 59 gradë, transmeton Telegrafi.

Mësuesja Galina Davydova në Yakutia – vendin më të ftohtë në botë, tregon se si rrobat që i ka pastruar i janë ngrirë për pak sekonda duke marrë pamjen e një skulpture.

Asaj madje i ngrihen pastat edhe pse i nxjerr të ngrohta në diell. Në të njëjtin rajon ciceroni lokal German Arbugaev ka thyer mitin se vodka këtu nuk ngrihet.

Në temperaturat në minus 40 gradë, ai hedh ujin e nxehtë në ajër që ende pa rënë në tokë ngrihet dhe shndërrohet në copëza të vogla të akullit. /Telegrafi/