Thellë në pyje në lindje të Ukrainës, njësia e tankeve të ushtrisë ukrainase është fshehur nën pemë, shkruan Sky News.
Makineritë e tyre gjigante që përfshijnë ato të kohës së Bashkimit Sovjetik siç janë T-72 dhe T-84, mbrohen nga nëna natyrë (gjelbërimi), transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kjo nuk e siguron ekuipazhin e tyre që të mos kapen nga kamerat e dronëve rusë.
Çdo tank i tyre është i kamufluar me degë të pemëve, dhe pothuajse janë të paparë për syrin e njeriut.
Madje ata në një rast kishin kaluar shumë pranë afër gjashtë tankeve ruse në pyje, dhe nuk ishin vërejtur fare nga forcat e armikut.
Komandanti i njësisë Vitalii Timoshuk u pyet nga ekipi i Sky News-it, se përse kujdesen aq shumë për këto makineri të blinduara.
“Po të mos kemi mjete, nuk kemi me çfarë të luftojmë. Çfarë të them? Po i ruajmë tanket, pasi nuk kemi edhe aq shumë”, shtoi Timoshuk.
Madje një prej anëtarëve të kësaj njësie të tankeve, po punon shumë në riparimin e një tanku T-84. Sipas tij është një pajisje shumë e çmuar dhe k0nsiderohet si tank i avancuar – pavarësisht se Ukraina i ka vetëm gjashtë sosh.
Duke qëndruar mbi të, Andrii Koval i tregoi ekipit të gazetarëve të Sky News-it, se ky tank është i fuqishëm dhe i shpejtë – pavarësisht se sipas tij shpesh ka vështirësi për ta nisur.
“Ka disa të meta nëse flasim në përgjithësi, por është një makineri e mirë luftarake. Qëllon me precizitet nga distanca prej 3 apo 4 kilometra dhe lëvizë me shpejtësi. Kjo është ajo çfarë na nevojitet”, shtoi ai.
Andrii dhe kolegu i tij Vadim, janë duke operuar në tankun e tretë, pasi dy të parët i humbën gjatë luftimeve me forcat ruse.
“Ishte një goditje direkte mbi mjetin tonë, ekuipazhi ka arritur të evakuohet. Raketa ruse me një fjalë ka fluturuar mbi kokën tonë”, tha Andrii.
Ata shpesh herë përdorin telefonat e mençur për të dokumentuar betejat, në të cilat kanë marrë pjesë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Kur komandanti i njësisë së fshehtë të tankeve, Timoshuk i tregoi gazetarëve se kanë arritur të parandalojnë shumë sulme të ushtrisë ruse – ai gjithashtu i tregoi edhe fotografitë për ta ilustruar ngjarjen.
Timoshuk është vetëm 21-vjeç dhe zyrtarisht u diplomua në akademinë ushtarake, pikërisht në ditën kur Sky News po e vizitonte këtë njësi.
“Anëtarët e njësisë tonë janë njerëz me përvojë, e dinë mirë për çfarë kanë ardhur këtu, për familjen dhe atdheun. Kjo do të na ndihmojë ta fitojmë luftën”, shtoi Timoshuk.
Ky i ri nga Ukraina nuk hezitoi që me krenari të tregojë sesi ukrainasit kanë arritur t’i sekuestrojnë mbi 400 mjeteve të blinduara ruse – përfshirë pesë që tani i shfrytëzon njësia e tij.
Timoshuk ia prezantoi gazetarëve ekipin e tij duke filluar nga Roman Batsenko, që ka arritur t’ua vjedh rusëve dy tanke para syve të tyre.
“Inteligjenca na tregoi për ta. Njëra ishte goditur nga mina e tjetër po punonte akoma dhe kështu shkuam për t’i marrë”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja”, zëvendëspresidenti amerikan paralajmëron Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-16-380x233.png)
“SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja”, zëvendëspresidenti amerikan paralajmëron Rusinë
![Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih – Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-24-380x233.png)
Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih – Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh
![Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr – Zelensky del me njoftim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-25-380x233.png)
Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr – Zelensky del me njoftim
![Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-25-780x439.png)
Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim
![Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-10-780x439.png)
Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj
![Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-24-780x439.png)
Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh
![BE-ja përballë tarifave të Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-32-780x439.png)
BE-ja përballë tarifave të Trumpit
![Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-22-780x439.png)
Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA
![Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-7.jpg)
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim