LAJMI I FUNDIT:

Brenda katër muajve i humbi prindërit nga coronavirusi, rrëfimi prekës i 4-vjeçarit nga San Antonio

Brenda katër muajve i humbi prindërit nga coronavirusi, rrëfimi prekës i 4-vjeçarit nga San Antonio

Djaloshi 4-vjeç Rayden Gonzalez nga San Antonio, SHBA, ka mbetur pa prindërit për shkak të pandemisë së coronavirusit. E ëma dhe babai i tij ndërruan jetën në një distancë kohore prej katër muajsh.

Babai i tij Adan, 33-vjeç, në maj filloi të punojë si shofer kamioni në një kompani të re. Pa kaluar shumë kohë zbuloi se kolegu i tij që e kishte trajnuar ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Në fund të po atij muaji, Adan filloi të ndjenë simptomat e para. Familja e tij mendonte se ai mund të ketë probleme me alergjinë, kështu më 3 qershor zbuloi se është infektuar me COVID-19.

Menjëherë u dërgua në spital dhe gjashtë ditë më vonë përfundoi në repartin e kujdesit intensiv. Edhe pse mjekët luftuan që t’ia shpëtojnë jetën, ai ndërroi jetë në fund të qershorit.

Ndërkaq e ëma e vogëlushit, Maria 29-vjeçe, ia kishte kumtuar lajmin e hidhur të birit – se babai i tij ka ndërruar jetë. Pas vdekjes së bashkëshortit, Maria u fut në depresion, nuk ndjente ndonjë problem fizik, por pas disa muajve ndërroi jetë edhe ajo.

Në natën e kobshme të 5 tetorit, kishte shkuar për blerë artikuj të ndryshëm ushqimor me të ëmën, Në mbrëmje Maria filloi të ndjejë dhimbje në mushkëri dhe kishte vështirë me frymëmarrje.

E kujdestarinë e vogëlushit e ka fituar Maggie Bryant së bashku me motrën e saj, të ëmën e Marias, gjyshen e vogëlushit.

Maggie Bryan, ka theksuar se ndihma e shpejtë i ka bërë disa pyetje dhe teste dhe menjëherë e kanë marrë me vete personeli mjekësor. Pa kaluar shumë kohë ajo ndërroi jetë.

Djaloshi e di se coronavirusi ia mori babanë, por tani po e ka të vështirë që e njëjta sëmundja ia mori edhe të ëmën.

Gjyshja e tij Maggie thotë se është detyruar t’i tregojë që e ëma i ka vdekur, dhe se ky moment ka qenë më i vështiri për të në jetë që është dashur ta ndërmarrë.

Ai të dielën mbush 5 vjet, kurse gjyshja uron që çdo dëshirë e tij të realizohet. Madje ka organizuar një aksion për mbledhjen e parave në mënyrë që të organizohet një aheng për vogëlushin. /Telegrafi/