LAJMI I FUNDIT:

“Brenda” iPhone 15, çmontohet modeli bazë

“Brenda” iPhone 15, çmontohet modeli bazë

Modeli bazë i iPhone 15 u bë pjesë e serisë më të fundit të kanalit JerryRigEverything në YouTube, ku u çmontua.

Zack nga kanali JerryRigEverything në YouTube, vendosi të na tregojë se qfarë gjendet në brendësi të modelit bazë të iPhone 15, transmeton Telegrafi.


YouTuberi pretendon se edhe pse Apple ua ka lehtësuar procesin e servisimit modeleve të reja të iPhone, akoma mbetet problematik qmontimi i iPhone 15.

Servisimi është ende i rezervuar kryesisht për Apple dhe ofruesit e autorizuar të shërbimit, pasi secili nga komponentët e zëvendësueshëm është i lidhur me ‘motherboard’ dhe është i bllokuar me softuer.

Siç thuhet në video, Apple aktualisht tarifon 169 dollarë për të zëvendësuar pjesën e pasme të dëmtuar të modelit iPhone 15, e cila është sipërfaqja dominuese e karikimit.

Zack thekson se Apple i ka kushtuar vëmendje të madhe riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve.

Në linjën e iPhone 15, Apple ka përdorur materiale të riciklueshme për elemente të ndryshme të telefonit, gjë që për këtë fakt askush nuk po flet.

Korniza metalike është krijuar nga një aliazh alumini dhe zinku, që do të thotë se Apple po përdor sërish aluminin e serisë 7000 për iPhone 15 bazë.

Pjesa e përparme është e lëvizshme si pjesa e pasme, dhe për servisimin e ekranit dhe elementëve shoqërues, Apple tarifon 279 dollarë. /Telegrafi/