Tyson Fury ka organizuar një festë të madhe, pasi triumfit ndaj Deontay Wilderit me nokaut në Las Vegas.

Gypsy King u rikthye në majat e boksit, duke fituar nga amerikanit, por edhe duke i marrë titullin WBC në peshat e rënda.


Britaniku shpërtheu në mëngjesin e sotëm në MGM Arena, duke e dominuar takimin nga fillimi e deri në raundit e shtatë, aty ku gjyqtari u detyrua ta ndërpriste rimeçin.

6 Foto: The Sun

Wilder nuk arriti të vazhdonte më dhe ishte gjakosur keq në buzë dhe në vesh, për ta humbur kështu titullin dhe për të pësuar humbjen e parë në karrierë.

Pas kësaj ngjarje të madhe, Fury organizoi një festë të madhe për stafin dhe miqtë e tij, e që nga aty nuk munguan edhe fotografi.

Kujtojmë se britaniku dhe amerikani kanë një marrëveshje për të zhvilluar përballjen e tretë, mirëpo në anën tjetër pret edhe Anthony Joshua, që dëshiron t’i fitojë të gjithë titujt e kampionit të botës në peshat e rënda. /Telegrafi/

1 4 Foto: The Sun

3 7 Foto: The Sun

5 1 Foto: The Sun

telegrafi sport app