LAJMI I FUNDIT:

Brenda ceremonisë private të varrimit – Vatikani tregon se si u varros Papa Françesku

Brenda ceremonisë private të varrimit – Vatikani tregon se si u varros Papa Françesku

Papa Françesku, i njohur për thjeshtësinë e tij dhe për përpjekjet për të shmangur madhështinë dhe privilegjet tradicionale të papatit, u përcoll për në banesën e fundit në kishën e shenjtë Santa Maria Maggiore në Romë.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, të cilët zakonisht prehen në Bazilikën e Shën Pjetrit brenda Vatikanit, Papa Françesku zgjodhi një vend më modest, duke qëndruar besnik ndaj frymës së përulësisë që e karakterizoi gjithë jetën e tij.

Varroset Papa Françesku
Lexo po ashtu Varroset Papa Françesku

“Papa Françesku u varros në një nga korridoret anësore të Bazilikës së Shën Marisë së Madhe, midis Kapelës Pauline, ku ndodhet ikona e dashur për të e Zojës “Salus Populi Romani” dhe Kapelës Sforza”, thuhet në njoftimin e Vatikanit.


Ky vendim shënoi një moment historik, pasi ishte hera e parë pas më shumë se një shekulli që një papë varrosej jashtë territorit të Vatikanit, duke theksuar edhe një herë natyrën e veçantë dhe qasjen e tij ndryshe ndaj rolit papnor, shkruan skynews.

“Riti i varrimit të Papës u parapri nga këndimi i katër psalmeve dhe shoqërohej nga pesë ndërmjetësime (lutje ndërmjetësuese), përpara se të këndohej lutja “Ati Ynë”. Pas lutjes përfundimtare, vulat e Kardinalit Kamarling të Kishës së Shenjtë Romake, Kevin Joseph Farrell, të Prefekturës së Shtëpisë Papnore, të Zyrës së Celebrimeve Liturgjike të Papës dhe të Kapitullit Liberian u vendosën mbi arkivol”, shkruan më tutje në njoftim.

Më pas, arkivoli u vendos në varr dhe u spërkat me ujë të bekuar, ndërkohë që këndohej “Regina Caeli”. Ceremonia e varrimit, e cila zgjati rreth tridhjetë minuta, u drejtua nga kardinali kamarling, figura që tradicionalisht merr përgjegjësitë e veçanta gjatë periudhës së boshllëkut të papatit.

Fotografitë e fundit para varrimit të Papa Françeskut – gjithçka ndodhi deri më tani, MINUTË PAS MINUTE
Lexo po ashtu Fotografitë e fundit para varrimit të Papa Françeskut – gjithçka ndodhi deri më tani, MINUTË PAS MINUTE

“Pastaj u krye formaliteti i fundit: noteri i Kapitullit Liberian lexoi aktin që vërtetonte varrosjen përpara të pranishmëve. Ky akt u nënshkrua nga Kardinali Kamarling, Regjenti i Shtëpisë Papnore, Monsinjor Leonardo Sapienza, dhe nga Mjeshtri i Celebrimeve Liturgjike Papnore, Kryeipeshkvi Diego Ravelli”, përfundoi njoftimi i Selisë së Shenjtë.

Ndryshe, Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare pasi vuante nga pneumonia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Azia
Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Evropa
Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Balochistani shpalli pavarësinë nga Pakistani - shtet i ri në kontinentin aziatik

Azia
Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Putin emëroi delegacionin rus për negociatat me Ukrainën, vetë nuk shkon në Stamboll

Turqia
Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Amerika
Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

Botë
Kalo në kategori