LAJMI I FUNDIT:

Brenda autosallonit të braktisur, ku disa vetura të reja kanë mbetur të paprekura për 20 vjet (Video)

Brenda autosallonit të braktisur, ku disa vetura të reja kanë mbetur të paprekura për 20 vjet (Video)

Një sallon veturash i harruar plot me makina të rralla japoneze është zbuluar në rrugët e Maltës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përfaqësi të braktisur që dikur ishte e vetmja e Subaru në ishullin e vogël evropian, por ajo ndërpreu biznesin e saj në fund të viteve 1990, kur një rival filloi të importojë të njëjtat vetura.


Ka qenë një webfaqe amerikane ajo që ka zbuluar sallonin e supozuar dhe ka postuar një seri imazhesh, ku shihen veturat e “mbetura” brenda.

Ajo që mbeti brenda ishte një koleksion ultra-i rrallë i veturave Subaru, shumica e të cilave kishin zero kilometra të kaluara.

Ndër makinat klasike ishte një model i hershëm Impreza.

Gjithashtu brenda ishte një Sambar dhe një Justy kompakt, por diamanti i vërtetë ishte një markë e re Subaru XT Turbo – një coupe me dy dyer që u lansua në vitin 1985.

Me një të fundit që doli nga fabrika në vitin 1991, është potencialisht vetura e fundit e markës së re Subaru në botë. /Telegrafi/