Në Librarinë “Dukagjini”, më të madhen në vend, brenda “Prishtina Mall”, vizitorët-lexuesit mund të gjejnë mijëra tituj librash.
Me rastin e hapjes së librarisë në këtë qendër tregtare janë ndarë 200 dhurata të personalizuara për klientët e parë që kanë vizituar librarinë.
Ndërkaq, për pesë klientët e parë është ndarë nga një “giftcard” në vlerë prej 20 eurosh. Dhuratat për adhuruesit e librit nuk përfundojnë me kaq, ngase të premten, të shtunën dhe të dielën, “Dukagjini” do të ofrojë zbritje prej 20 për qind në të gjithë titujt.
Libraria e re e “Dukagjinit” ofron një mundësi të jashtëzakonshme kërkimi dhe përmbushjeje për lexuesit e të gjitha moshave dhe tipave.
Botimet “Dukagjini” zënë vend qendror në librari, e krahas tyre janë librat më të kërkuar aktualisht në vend dhe në botë. “Dukagjini” tashmë është adresa e parë për bestsellerët në shqip, anglisht e gjuhë të tjera.
Enterieri modern jep komoditetin për aktivitete të shumta, përtej blerjes së librit, me synimin që ta bëjë këtë kënd të qendrës së re tregtare një ambient me vlera kulturore e sociale. Tashmë është kthyer në traditë që në librarinë “Dukagjini”, të vegjlit të përjetojnë dhe të shijojnë aktivitete të ndryshme që lidhen me librin. Libraria e re në “Prishtina mall” ka edhe më shumë surpriza për fëmijët.
Aktivitete të shumta leximi, loje e argëtimi do të jenë ftesa që nuk do të mund t’u rezistojë asnjë prind për fëmijët e tyre, duke pasur parasysh hapësirën e madhe të lënë për ta.
Libraria “Dukagjini” është pjesë e korporatës me të njëjtin emër dhe është lider i kulturës së librit në Kosovë. Ajo ka një traditë gati tridekadëshe në kulturën e librit. Për kaq kohë, libraria “Dukagjini” është kthyer në pikë të rëndësishme reference për identitetin urban të Prishtinës.
E ndodhur në zemër të kryeqytetit, ajo është kthyer jo thjesht në një hapësirë për shitjen e librit, por në një pikëtakim të lexuesve, një arenë aktivitetesh kulturore e sociale dhe një institucion që ngjall dëshirën për librin dhe vlerat. Pika e re në “Prishtina Mall” s’ka se si të jetë ndryshe, pos një replikë e këtyre vlerave identitare.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Meta: Qeveria shqiptare s'duhet të propozojë politika në Kosovë, pa u konsultuar me kryeministrin

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?