LAJMI I FUNDIT:

Brenda “aeroportit më të bukur në botë”, për ndërtimin e tij në Abu Dhabi janë shpenzuar 3 miliardë dollarë

Brenda “aeroportit më të bukur në botë”, për ndërtimin e tij në Abu Dhabi janë shpenzuar 3 miliardë dollarë

Abu Dhabi mund të mburret për shumëçka – duke nisur nga rrokaqiejt e deri te qendrat e ndryshme tregtare, por ajo çfarë bie më së shumti në sy është aeroporti modern dhe shumë luksoz.

Po konsiderohet si “aeroporti më i bukur në botë” – bëhet fjalë për aeroportin ndërkombëtar Zayed që ka terminalin futiristik të ngjashëm me skenat e filmave fantastiko-shkencor.


Sapo të futeni në të do të vëreni se atje nuk ndodhin probleme, asnjë tronditje apo ndjenjë të përgjithshme dëshpërimi, transmeton Telegrafi.

Terminali A i këtij aeroporti ka kushtuar hiq më pak se 3 miliardë dollarë dhe pritet të hapet zyrtarisht në nëntor, për të zëvendësuar terminalet e vjetra 1,2 dhe 3.

Për ndërtimin e tij është punuar shumë, duke marrë parasysh se kontrata për ndërtim ishte nënshkruar në vitin 2012 kurse më 2017 është zyrtarizuar projekti.

Tani, është qendra kryesore e linjës ajrore kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Etihad, me emrin që ka ndryshuar këtë vit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Abu Dhabi në Aeroportin Ndërkombëtar Zayed, sipas ‘atit’ themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, të ndjerit Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Qendra futuristike është projektuar nga kompania amerikane Kohn Pedersen Fox Associates (KPF), e cila qëndron prapa punës së kompleksit Hudson Yards të Nju Jorkut dhe hotelit Atlantis The Royal në Dubai.

Hapësira pranë hyrjes dominohet nga një instalacion i quajtur “Sana Al Nour” – një strukturë e madhe në formë vazoje e përbërë nga 1632 panele qelqi të lakuar të tejdukshëm që janë 22 metra të larta dhe 17 të gjera.

Jo vetëm e bukur për sy, Sana Al Nour gjithashtu lehtëson rrjedhën e ajrit që kursen energji për të gjithë ndërtesën e terminalit, duke lejuar që ajri i ftohtë të kalojë nga pjesa e përparme dhe e sipërme e tij, ndërsa nxehtësia rritet nga mesi.

Të gjithë ata që janë mësuar të udhëtojnë shpesh me aeroplan dhe nervozohen nga pritjet e shumta në radhë të gjata, në këtë aeroport ajo ndjenjë as që ekziston falë sistemit biometrik novator.

Terminali A është i vetmi aeroport në botë ku pasagjerët mund të kontrollohen përmes sistemit të imigracionit dhe procesit të kontrollit, pa pasur nevojë për dokumente fizike, e kjo punë bëhet edhe falë kamerave biometrike të vendosura në pika strategjike.

Pavarësisht se ende duhet të keni me vete pasaportën dhe dokumentet e tjera, përdorimi i njohjes së fytyrës dhe kontrollet shtesë e bëjnë këtë një proces edhe më të qetë.

Siguria është gjithashtu një hap përpara. Aty gjendet një staf që përdor pajisjet më të avancuara për skanim, sa që nuk keni nevojë as pothuajse as edhe një gjë apo pajisje elektronike ta nxirrni nga çanta për t’u kontrolluar.

Me të kaluar masat e sigurisë, keni një qendër tregtare me lokale të ndryshme që shtrihen në një hapësirë prej 35 mijë metrave katrorë.

Aty janë markat Gucci, Yves Saing Lauren, Hermes e deri te Ferragamo. Ndërkaq të gjithë ata që pëlqejnë kafenë apo ushqimin gjenden Costa Coffe, Starbuck, TGI Fridays, McDonald’s, KFC e shumë marka tjera të njohura.

Ky aeroport ka kapacitete të pranojë 45 milionë pasagjerë në vit, 11 mijë çdo orë dhe të qarkullojnë në të 79 aeroplanë. Terminali A ka 742 mijë metra katrorë (pothuajse dyfishi i madhësisë së Terminalit 5 të aeroporti Heathrow në Londër”.

E nëse duke bërë “shoping” i keni “humbur” më të dashurit tuaj duke kërkuar gjësendet e tyre të preferuara nëpër lokale, nuk keni nevojë të brengoseni, sepse ofron Wi-Fi falas dhe me një mesazh në WhatsApp mund të mësoni se ku gjenden saktësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori