Në treg janë hedhur një palë brekë, që “mbajnë dietë për ju” duke mbuluar barkun, fshehur tulin e tepërt dhe mbajtjen si duhet të organit gjenital.

Gati i njëjtë si veshjet e femrave për mbulimin e barkut, “Tone Trunks” që kushtojnë rreth 14 euro, janë të dedikuara për formësimin e barkut.


Të punuara nga materiali sintetik, këto brekë janë të pavërejtura nga jashtë, teksa sigurojnë komfor tek përdoruesi. /Telegrafi/