LAJMI I FUNDIT:

Bregu: Emigrantët janë gjithmonë të kërkuar por asnjëherë të mirëpritur

Bregu: Emigrantët janë gjithmonë të kërkuar por asnjëherë të mirëpritur

Emigrantët janë gjithmonë të kërkuar por asnjëherë të mirëpritur, ka theksuar sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu gjatë takimit në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë.

Sipas Bregut, migrimi vazhdon ta ketë një ndjenjë lëvizshmërie dhe se nuk do të ketë ndalim në një të ardhme të afërt.

“Migrimi është një ndjenjë lëvizshmërie dhe ne nuk e shohim të ndalet në të ardhmen e afërt. Ne kemi parë histori të portretizimit të vazhdueshëm negativ të emigrantëve si projektues të krimit të organizuar në të gjithë mediet. Migrantët janë gjithmonë të kërkuar, por kurrë të mirëpritur. Ata mbështesin ndërtimin e ekonomive, por narrativa e krijuar nuk i ndihmon ata të ndihen të mirëpritur”, është shprehur Bregu.


Ajo ka shtuar se për këtë çështje ekziston një zgjidhje.

“Në prag të pandemisë COVID-19 bashkë me Forumin Ekonomik kemi nisur projektin për përshpejtimin rajonal të inovacionit. Gjatë kësaj periudhe ne atë e mbajtëm atë gjallë dhe tani është koha për të ecur përpara më shpejt”, ka shtuar ajo.

Zgjidhja e pengesave politike, mbështetja e inovacionit, komunikimi i qartë dhe mendjet e hapura janë çelësi i rrjedhës së lirë të talenteve dhe aftësive në të gjitha ekonomitë për përfitimin tonë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori