LAJMI I FUNDIT:

Bregu: 71% e të rinjve nga Ballkani Perëndimor do të ishin të gatshëm të iknin për të jetuar dhe punuar jashtë vendit

Bregu: 71% e të rinjve nga Ballkani Perëndimor do të ishin të gatshëm të iknin për të jetuar dhe punuar jashtë vendit
??????????????

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, mori pjesë në seancën plenare të nivelit të lartë të Dialogut të  Forumit të Prespës.

“Mundësia e anëtarësimit të mundshëm në BE ka qenë një forcë lëvizëse gjatë gjithë këtyre viteve, për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Barometrit Ballkanik, mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Krahasuar me vitin 2016, kur u mbështet nga 39% e qytetarëve të BB,  tashmë mbështetet nga 62% e qytetarëve. Ne nuk i dimë motivet e arsyet e tyre, por shohim që njerëzit e rajonit po bashkohen me BE një nga një, dhe ndoshta ata e shohin anëtarësimin në BE si një shans për të lënë vendet e tyre. 71% e të rinjve, kur u pyetën nëse dëshironin të linin vendin e tyre dhe të shkonin të jetonin dhe të punonin jashtë, thanë po. Kjo është një shifër alarmante për udhëheqësit e BB, por edhe për ne që merremi me bashkëpunimin rajonal”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në fillim të fjalimit të saj në Dialogun e Forumit të Prespës, që u zhvillua në  Ohër sot.


“Në të njëjtën kohë, mbështetja ndaj bashkëpunimit rajonal është e fortë dhe në rritje, pasi 77% e qytetarëve tanë e mbështesin atë, duke e parë si një mekanizëm për përmirësimin e situatës politike dhe ekonomike në vendet e tyre. 20 vjet më parë askush nuk do të fliste për tregti, zhvillim teknologjik, fillestar ose agjendë dixhitale, qytete të zhvilluara dhe investime të kapitalit njerëzor. Sot rajoni ka përqafuar ndërtimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Miratimi i tij vitin e kaluar në Sofje, ishte një sukses i madh për rajonin dhe shpresoj se nuk do të jetë vetëm një angazhim në letër”, tha ajo

Sekretarja e Përgjithshme e RCC foli në Seancen Plenare “Rivendosja e Sinergjisë BE-SH.B.A. ndaj Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Ana Brnabiq – kryeministre e Serbisë; Albin Kurti – kyeministër i Kosovës; Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë; Zoran Tegeltija – Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës; Zbigniew Rau – Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Alexander Schallenberg – Ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë me Erwan Fouere si Raportues.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori