“Ma merr mendja që loja e Prishtinës gjithmonë është bazuar në lojtarët e huaj përveç lojtarëve vendorë, do të thotë Prishtina kurrë nuk ka qenë një ekip që nuk ka marrë lojtarë të huaj këto vitet që ka pasur sukses. Besoj se problemi kryesor ka qenë te blerjet shumë të dobëta, tepër të dobëta. E para është se nuk kemi pasur fat në zgjedhjen e lojtarëve dhe e dyta nuk kemi pasur fat me këta lojtarë që i kemi zgjedh, që siç e dini disa janë lënduar e disa nuk kanë qenë të kënaqur”, tha Breca ekskluzivisht për Telegrafin.

I pyetur se a do të ishte Sigal Prishtina më e fortë sivjet nëse nuk do ta kishte lëshuar nga klubi, Alban Veselin, që tani luan për Pejën, ai tha: “Ajo i përket klubit për të vendosur, për sa më përket mua si lojtar a isha ndier më i sigurt po t’i kisha në fushë lojtarë si Muhamet Hasani dhe Alban Veseli, normal që do të ndihesha më i sigurt. Për mua janë lojtarë për çdo lëvdatë, por ja që trajnerit që ka qenë më parë Arben Krasniqit nuk i kanë shkuar për shtati dhe nuk i ka ndalë në klub, por sigurisht se do të ishin mbështetje e madhe për ne”.


“Mendoj se me këtë ekip që kemi pasur këtë vit ka qenë shumë e vështirë për ta fituar Kupën e Kosovës dhe për të arritur deri në finale të play-offit. Megjithëse kemi humb 3-0 në finale, unë besoj se nuk kemi pasur fat. Na është lënduar lojtari i tretë i huaj, mua më është dashur pastaj të luaj në pozitën e organizatorit dhe kur kam luajtur në këtë pozitë më është dashur t’i flijoj statistikat e mija, por siç kam thënë më parë unë për Prishtinën i bëj të gjitha”, ka potencuar Breca për Telegrafin.

Si mesazh për fund Breca i ka falënderuar Plisat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë tërë kampionatit, e sidomos për ardhjen në Prizren për finalen e Kupës së Kosovës dhe për organizimin e mrekullueshëm në ndeshjen e dytë të play-offit në Prishtinë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app