LAJMI I FUNDIT:

Brazili thotë se “varianti Amazon” i COVID-19 është tri herë më ngjitës

Brazili thotë se “varianti Amazon” i COVID-19 është tri herë më ngjitës

Një variant i coronavirusit i identifikuar në Amazon-in brazilian mund të jetë tre herë më ngjitës, por analiza e hershme sugjeron që vaksinat janë ende efektive kundër tij, tha të enjten ministri i shëndetësisë i vendit, pa siguruar prova për pretendimet.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, i gjendur nën presion ndërsa varianti godet qytetin që jeton në Manaus me një valë të dytë shkatërruese infeksionesh, ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello u përpoq të siguronte ligjvënësit që “vërshimi i muajve të fundit ishte i papritur, por nën kontroll”.

Ai gjithashtu tha në një seancë dëgjimore të Senatit se Brazili do të vaksinojë gjysmën e popullsisë së tij deri në qershor dhe pjesën tjetër deri në fund të vitit – një objektiv ambicioz pasi vendi mezi ka garantuar doza për gjysmën e popullsisë.

Brazili filloi imunizimet me vaksinat e bëra nga Sinovac Biotech të Kinës dhe AstraZeneca e Britanisë së Madhe, rreth tre javë më parë.

Pazuello nuk shpjegoi se si u analizua efektiviteti i tyre kundër variantit Manaus.

“Falë Zotit, ne patëm një lajm të qartë nga analizat se vaksinat ende kanë një efekt kundër këtij varianti”, tha Pazuello. “Por është më ngjitës. Sipas analizës sonë, është tri herë më ngjitës”.

Megjithatë, Instituti Butantan në Sao Paulo, i cili ka bashkëpunuar me Sinovac për të testuar dhe prodhuar vaksinën kineze, tha në një deklaratë se kishte filluar studimet në lidhje me variantin Manaus por nuk do të kishte një përfundim për dy javë.

Ndërsa qendra biomjekësore Fiocruz në Rio de Janeiro, e cila bashkë me AstraZeneca kanë bashkëpunuar për të mbushur dhe përfunduar dozat e vaksinës së saj të zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, tha se po studion efikasitetin e saj kundër variantit Amazon, ka dërguar mostra në Oksford dhe po pret rezultatet.

I vendosur thellë në pyjet e Amazonës, Manaus është goditur rëndë nga një valë e dytë brutale e rasteve që ka bërë që shërbimet e urgjencës të arrijnë deri në “pikën e thyerjes”.

Spitalet e qytetit kanë përfunduar në rezervat për oksigjen në janar, duke bërë që qeveria federale të dërgonte furnizime nga i gjithë vendi në një përpjekje për të shpëtuar njerëzit nga mbytja deri në vdekje.

Ndryshe, presidenti Jair Bolsonaro e ka minimizuar vazhdimisht rrezikun nga virusi vdekjeprurës.

Administrata e tij është akuzuar gjithashtu se ka vepruar ngadalë në marrjen e vaksinave, duke vonuar kështu përhapjen e vaksinimeve.

Deri të enjten, Brazili ka raportuar më shumë 9.7 milionë raste me coronavirus me më shumë se 236,000 vdekje nga COVID-19 – vendi i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori