LAJMI I FUNDIT:

Braithwaite: Dua të bëhem legjendë te Barcelona

Braithwaite: Dua të bëhem legjendë te Barcelona

Martin Braithwaite ka shpresa të mëdha për karrierën e tij në Barcelona.

Sulmuesi u transferua në Camp Nou në shkurt pasi klubi katalunas e nënshkroi atë si një zëvendësim urgjent për të dëmtuarit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.


Kur u pyetën nëse ai dëshiron të bëhet legjendë në Barcelona, danezi pati përgjigje pozitive.

Braithwaite tregon prapaskenat e transferimit te Barca: Nuk i tregova as familjes, të luash me Messin është e jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Braithwaite tregon prapaskenat e transferimit te Barca: Nuk i tregova as familjes, të luash me Messin është e jashtëzakonshme

“Po, sigurisht”, ishte fillimisht përgjigja e shkurt e Braithwaite.

Braithwaite u pyet edhe për idhujt e ti sportiv: “Në futboll: Ronaldo Nazario. Jashtë futbollit: Muhamed Ali”.

“E lehtë shoku im. Camp Nou”, ishte përgjigja e danezit u pyet se cili është stadiumi i tij i preferuar.

Danezi ka folur edhe për momentin e tij të preferuar në historinë e Barcelonës.

Dhjetë fakte interesante për Martin Braithwaite, blerja e fundit e Barcelonës që u bashkua me ekipin në ndeshje me Napolin edhe pse nuk ka të drejtë të luajë
Lexo po ashtu Dhjetë fakte interesante për Martin Braithwaite, blerja e fundit e Barcelonës që u bashkua me ekipin në ndeshje me Napolin edhe pse nuk ka të drejtë të luajë

“Ka shumë. Por, unë e mbaj mend qartë barazimin e Andres Iniesta kundër Chelsea në 2009”.

Kur u pyetën se kush është lojtari më i shpejtë te Barcelona , sulmuesi ishte i sigurt në përgjigjen e tij. “Ju po flisni me të”, përfundoi ai. /Telegrafi/