LAJMI I FUNDIT:

BQK: Vlera e depozitave arrin në 5.8 miliardë euro, kreditë në 4.7 miliardë euro

BQK: Vlera e depozitave arrin në 5.8 miliardë euro, kreditë në 4.7 miliardë euro

Vlera e depozitave ka arritur vlerën e 5.8 miliardë euro, ndërsa e kredive në 4.7 miliardë euro.

Kështu thuhet nga të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi statistikat bankare për muajin gusht.


“Vlera e depozitave në gusht 2023 arriti vlerën 5.83 miliardë euro. Rreth 25 për qind e tyre janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5 për qind të totalit të tyre apo rreth 3.88 miliardë euro. Depozitat e klientëve kanë shënuar rritje për rreth 161.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së, vlera e depozitave të reja është rreth 140 milionë euro.

“Vlera e depozitave të reja në muajin gusht është 139.9 është milionë euro, në korrik ishte 105.4 milionë euro. Norma mesatare e interesit në depozita në muajin gusht ishte 2.52 për qind, në korrik ka qenë 2.69 për qind”, thekon BQK-ja, shkruan Telegrafi.

Qytetarët e Kosovës me vlerë rekorde të depozitave në bankat komerciale, kreditë arrijnë në mbi 4 miliardë euro
Lexo po ashtu Qytetarët e Kosovës me vlerë rekorde të depozitave në bankat komerciale, kreditë arrijnë në mbi 4 miliardë euro

Po ashtu, aty thuhet se vlera e kredive deri në këtë periudhë ishte 4.7 miliardë euro.

“Vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4.7 miliardë euro, e që paraqet një rënie prej 19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë euro, ku në korrik ishte 166.9 milionë euro. Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70 për qind, ndërsa në korrik ka qenë 6.6 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/