LAJMI I FUNDIT:

Letra e sinjalizuesit për parregullsi, BQK fton publikisht organet përgjegjëse të hetojnë rastin

Letra e sinjalizuesit për parregullsi, BQK fton publikisht organet përgjegjëse të hetojnë rastin

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka reaguar për herë të dytë pas publikimit në media të një emaili që një sinjalizues i ka dërguar Agjencisë Kundër Korrupsionit, email ky që përmban 11 faqe dëshmi të cilat dërguesi pretendon se po bëhen keqpërdorime në institucionin e BQK-së.

Në reagimin e saj, BQK-ja thotë se ka ftuar zyrtarisht dhe publikisht institucionet në fjalë konform legjislacionit në fuqi për të hetuar rastin.


Sinjalizuesi i shkruan Agjencisë kundër korrupsionit, pretendon shkelje të shumta në BQK  
Lexo po ashtu Sinjalizuesi i shkruan Agjencisë kundër korrupsionit, pretendon shkelje të shumta në BQK  

“Duke pasur në konsideratë rolin dhe rëndësinë e BQK-së, si dhe reputacionin e kredibilitetin e saj, Bordi I BQK-së brenda kompetencave të tij do të veprojë me përkushtim, profesionalizëm dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi për të avancuar institucionin në fjalë, ruajtur reputacionin, rritur transparencën dhe llogaridhënien, përfshirë këtu edhe ndaj pretendimeve në letrën anonime të potencuar në medie si më sipër, duke mos cenuar në asnjë rrethanë punën dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante lidhur me ato pretendime”.

Letra e sinjalizuesit për parregullsitë, reagon BQK: Kanë qëllim dëmtimin e reputacionit
Lexo po ashtu Letra e sinjalizuesit për parregullsitë, reagon BQK: Kanë qëllim dëmtimin e reputacionit

“Institucionet në fjalë konform legjislacionit në fuqi, tanimë janë ftuar zyrtarisht dhe publikisht nga ana e BQK-së”, thuhet në komunikatën për media.

BQK tutje thotë se bordi i saj është zotuar që brenda kompetencave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, do të punojë me përkushtim që pretendimet e tilla dhe të ngjashme të qartësohen në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të jenë në nivelin më të lartë.

“Sigurimi i vendimmarrjes së shëndoshë, të drejtë dhe transparente mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe ligjore duhet dhe do të jenë shtyllë e punës për BQK-në si institucion kredibil me rendësi vitale për vendin”. /Telegrafi/