LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore dhe Policia e Kosovës flasin për reduktimin e numrit të automjeteve të paregjistruara

Banka Qendrore dhe Policia e Kosovës flasin për reduktimin e numrit të automjeteve të paregjistruara

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të dukurive negative.


Me këtë rast, Mehmeti ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat që janë ndërmarrë në ruajtjen e stabiliteti financiar.

Nga ana tjetër, drejtori Mehmeti shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Të dyja institucionet shprehën përkushtimin për intensifikim të punës ndërinstitucionale me qëllim që të reduktohet numri i automjeteve të paregjistruara dhe pasiguruara, si kriter për procedurat e mëtejme për çështjen e Kartonit të Gjelbër. /Telegrafi/