LAJMI I FUNDIT:

BQE pritet ta ul normën e interesit për depozita

BQE pritet ta ul normën e interesit për depozita

Banka Qendrore Evropiane do të ulë normën e interesit për depozitat në takimin që të mbahet në muajin shtator, pavarësisht se presidenti Mario Draghi, sinjalizoi se kjo ndërhyrje mund të vijë që në takimin e muajit korrik.

Sipas Reuters, shumica e analistëve mendojnë se ekonomia e Eurozonës në një periudhë afërt nuk do të njohë ndonjë zgjerim të konsiderueshëm.


Bankat qendrore janë nën presion për të lehtësuar politikat monetare, për të parandaluar një rënie të mëtejshme të inflacionit, në një kohë që ekonomia botërore po ngadalësohet, proteksionizmi po rritet dhe të dhënave të dobëta ekonomike. Kur u pyetën se çfarë do të bëjë Banka Qendrore Evropiane në takimin e korrikut, dy e tretave e ekonomistëve shprehen se do të ndryshojë udhëzimin për të ardhmen drejt lehtësimit të politikave monetare.

Me inflacionin shumë poshtë objektivit, BQE pritet të ulë normën e depozitave me 10 pikë bazë në një nivel të ri rekord prej minus 0.5 për qind.

Të gjitha lajmet nga BQE
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga BQE

Kjo do të thotë se bankat e nivelit të dytë duhet të paguajnë interes prej 0.5 për qind për të depozituar paratë e tyre pranë Bankës Qendrore Evropiane. /Telegrafi/