LAJMI I FUNDIT:

BQE: Kompani të specializuara t’i blejnë kreditë e këqija

BQE: Kompani të specializuara t’i blejnë kreditë e këqija
FILE - In this Dec. 16, 2011 file photo the Euro sculpture stands in front of the European Central Bank, right, in Frankfurt, Germany. The European Central Bank says Monday, Feb. 27, 2012, the amount lent to businesses by banks leveled off in January after a steep plunge in December. The data highlight concerns that companies are still finding credit scarce as the eurozone debt crisis puts pressure on banks. (AP Photo/Michael Probst, File)

Banka Qendrore Europaine argumentoi se “bankat e këqija” të mbështetur nga shteti, që janë një strukturë izoluese të aktiveve me risk, të blejnë pjesë të kredive me probleme prej 1 trilionë euro që po frenojnë huadhënien dhe rritjen ekonomike në Eurozonë.

BQE po përpiqet të ulë sasinë e kredive me probleme në 127 bankat që mbikqyr, duke i dhënë objektiva akorëve të këqij. Megjithatë ekzistojnë kufizimi në tregun e borxhit të keq. Çështja qëndron te gap-i ndërmjet çmimit në të cilin bankat janë ta gatshme për të shitur dhe çmimit që fondet private të kapitalit janë përgatitur për të bërë.


Kjo vjen pjesërisht pasi blerësit diskontojnë kohën dhe koston e ndjekjes së një kredie me probleme, veçanërisht në vende ku sistemi gjyqësor është i ngadaltë, si dhe prej vështirësive nga ana e blerësve për të vlerësuar kolateralin.

Duke caktuar kompani të manaxhimit të aktiveve (AMC) që të blejnë pjesë të kredive me probleme- struktura të ngjashme me ato të krijuara në Spanjë dhe Irlandë gjatë krizës në 2008, mund të lehtësohet presioni në banka dhe nxitet tregu, deklaron BQE.

“Shumë prej pengesave në krijimin e tregjeve dytësorë për kreditë me probleme, mund të reduktohen duke themeluar kompani të manaxhimit të aktiveve”, shkruan Banka Qendrore Europiane në Rishikimin e Stabilitetit Financiar.

Në studim, Banka Qendrore Europiane argumenton se një procedurë e tillë nuk do të bie ndesh me rregullat e BE kundër shpëtimeve me paratë e taksapaguesve. Mekanizma të tië mund të injektojnë gjithashtu kapital në banka nëse do të vijë ndonjë trazirë e papritur në tregje.

Investitorët privatë do të mbajë ende barrën e “humbjes së pritur” dhe diferencën ndërmjet vlerës së kredisë në liubra dhe çmimet që shitet.
BQE paralajmëroi se kjo do të funksiononte mirë në rastet kur kreditë janë të mëdha dhe kolaterali është i lehtë për t’u vlerësuar, si në rastin e huave hipotekore, ndërsa për kreditë korporative do të ishte më e vëshitrë. /Telegrafi/