LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Ekonomia e Maqedonisë po rikuperohet

BPRM: Ekonomia e Maqedonisë po rikuperohet

Ekonimia e Maqedonisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka vazhduar të rikuperohet me rritëm më të mirë në krahasim me tremujorin e tretë, vlerëson Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Nga BPRM thonë se konstatimin e tillë e tregojnë të dhënat për realizimet më të reja në industri dhe tregti, ndërkaq aktiviteti ndërtimor vazhdoi të ulet. Hulumtimet prej anketave tregojnë për mbajtjen e mëtejme të besimit të subjekteve ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në seancën e djeshme të Komisionit për Politikë Monetare Operative u vlerësua se politika monetare është e përshtatshme dhe është vendosur që ankandi i bonove të thesarit të bëhet nën kushte të pandryshuara, gjegjësisht të ofrohen bono thesari në vlerë prej 25 milionë denarë dhe normë interesi prej 3.25 për qind.

Rreziqet lidhur me projeksionin e inflacionit për këtë vit prej dy për qind janë vlerësuar si të paekuilibruara./Telegrafi/