LAJMI I FUNDIT:

BP Home Investment dhe NLB Banka nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për projektin ‘’Qershia e Madhe’’

BP Home Investment dhe NLB Banka nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për projektin ‘’Qershia e Madhe’’

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm në projektin e parë Lagja “Qershia”, BP Home Investment, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me NLB Bankën, për projektin ‘’Qershia e Madhe’’, një ndër projektet investive më të mëdha në vend, për financimin e blerjes së shtëpive përmes kredisë.

Për të qenë sa më afër klientëve tanë dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, kemi vendosur që të nënshkruajmë këtë marrëveshje duke mundësuar kredi për blerje të shtëpive me afat deri në 20 vite.

Ky bashkëpunim mes BP Home Investment vjen pas suksesit të madh me lagjen “Qershia” që konsiderohet po ashtu prej projekteve më të suksesshme ndërtimore në vendin tonë.

Qershia e madhe, me 32 shtëpi të organizuara në 4 tipe (253.59m², 269.8m² ,328.26m², 444.1 m² ) të ndryshme dhe të projektuara me trendet e fundit të arkitekturës botërore, kanë filluar të ndërtohen dhe së shpejti do të jenë gati për banim!

Ambienti dhe hapësirat e shtëpisë, reflektojnë dhe ndikojnë në harmoninë tonë personale dhe familjare. Tek Qershia e Madhe, planifikimi i të gjitha indikatorëve dhe faktorëve të rëndësishëm për një jetë kualitative, është bërë me profesionalizëm të lartë.

Të gjitha Qershitë e Mëdha të lagjes, janë të orientura në Jug-Lindje apo Jug-Perëndim, orientime këto që janë ideale për jetesë, të cilat sigurojnë ndriçim natyral dhe janë indikatorë të mirëqenies emocionale dhe shëndetësore. Fokus i veçantë i është kushtuar dhomave të gjumit që janë të orientuara në Lindje.

Privatësi e planifikuar në çdo pozicion, duke filluar prej izolimit akustik nga dhoma në dhomë, e deri tek distanca nga shtëpia në shtëpi, ju do të gjeni privatësi të plotë në çdo Qershi!

E planifikuar për çdo nevojë dhe kërkesë të secilit anëtarë të familjes suaj, Qershia e Madhe është zgjedhja e duhur për një jetë kualitative!

Lagja “Qershia e Madhe” është një tjetër dëshmi se BP Home Investment po vazhdon me hapat plot progres, duke shndërruar Kosovën në një vend tipik perëndimor, me standardet më të larta të projektimit dhe ndërtimit.

artikull i sponsorizuar