LAJMI I FUNDIT:

BoxMaster – produkti legjendar i KFC arriti edhe në Maqedoni

BoxMaster – produkti legjendar i KFC arriti edhe në Maqedoni

BoxMaster, një prej produkteve më të njohura dhe më të dëshiruara në menynë e KFC-së, prej 03.09.2019 (e martë) është në dispozicion në katër restorantet e KFC-së në Maqedoni, prej të cilave tre ndodhen në Shkup (City Mall, Ramstore Mall, Point Retail Park) dhe një në Tetovë (Palma Mall).

Produkti vjen në paketim special, modern dhe trendi, që e bën të lehtë për t’u mbajtur dhe për konsumim, kudo dhe në çdo kohë. Struktura e shijshme dhe e parezistueshme e BoxMaster përbëhet prej: një cope filete pule krokante, “Hash brown”, kaçkavallit, “peper mayo, sallatës ajsberg, domateve dhe trangujve, të gjitha të paketuara në tortilë të madhe dhe të shijshme.

BoxMaster do të jetë në dispozicion në dy variante, filetë pule e përgatitur sipas recetës origjinale të themeluesit Sanders dhe me filetë pikante Zinger. Për racion të plotë, do të mund të zgjidhet edhe BoxMaster Meny e cila do të përmbajë patatina të mesme dhe pije të mesme sipas zgjedhjes së mysafirëve.

“Na vjen shumë mirë që produkti legjendar i KFC-së, tashmë është në dispozicion në të gjitha restorantet tona në Maqedoni. Me vendosjen e BoxMaster në menynë tonë, dëshirojmë t’u mundësojmë mysafirëve tanë produkte unike dhe përvojë tërësisht të re në konsumin e tyre. BoxMaster do ta merrni në kuti inovative në të cilën me heqjen e pjesës së mesme do të mund të kënaqeni me produktin e tuisterëve të njohur KFC, i pasur me më shumë përbërës.” – theksoi Zhaklina Gerasimovska, Menaxhere marketingu e KFC Maqedoni.

Lansimi i BoxMaster, është paralajmërim për shumë aktivitete të cilat do të pasojnë gjatë shtatorit si rezultat i shënimit të njëvjetorit të KFC-së në tregun e Maqedonisë.

“Si rezultat i ditëlindjes së parë dhe tregimit të suksesshëm të KFC-së në Maqedoni, adhuruesit e recetave origjinale të mishit të pulës mund të presin edhe shumë risi dhe befasi të tjera gjatë shtatorit. Për momentin në të gjitha restorantet tona aktive është fushata “Më jep 5-she” e dedikuar para së gjithash për të gjithë nxënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme të cilët e filluan vitin shkollor, ndërsa me lansimin e BoxMaster, vazhdojmë me vendosjen e produkteve më të njohura të KFC-së.” – shtоi Zhaklina Gerasimovska.

Me mbi 24.000 restorante në mbi 130 vende, KFC e paraqet zinxhirin e dytë më të madh të restoranteve dhe është lider në përgatitjen dhe shërbimin e specialiteteve të mishit të pulës në botë.

Artikull i sponsoruar

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori