Bournemouth nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e tij, Antoine Semenyo. Sipas The Sun, klubi kërkon të paktën 75 milionë funte (90 milionë euro) për sulmuesin anësor ganez, i cili ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës këtë sezon. 

25-vjeçari është në qendër të vëmendjes së disa prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier.  


Raportohet se Tottenham, Chelsea dhe Liverpool po monitorojnë situatën e tij, me synimin për të siguruar shërbimet e tij gjatë afatit të verës. 

Semenyo ka pasur një sezon mbresëlënës, duke kontribuar ndjeshëm në sulmin e Bournemouthit.  

Deri më tani, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Këto statistika e kanë bërë atë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës dhe një objektiv të dëshiruar për rivalët. 

Megjithatë, Bournemouth mbetet i vendosur të mos shesë asnjë nga lojtarët e tij kryesorë për një çmim të ulët.  

Semenyo iu bashkua Bournemouthit në janar të vitit 2023 nga Bristol City dhe që atëherë ka treguar një rritje të ndjeshme në paraqitjet e tij. /Telegrafi/  

telegrafi sport app