Nga krijimi i parasë si mjet shkëmbimi kanë kaluar mijëra vjet, e gjatë kësaj kohe disa gjëra janë bërë simbolikë e parasë pa kuptuar pse. Nga fakti pse quhet “monedhë”, e deri te ajo pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit, më poshtë janë 10 fakte interesante mbi paranë.
PAGESA DHE RROGAT
Në shoqëritë neolitike, shkëmbimet e para bëheshin duke i vendosur vetë një vlerë objekteve të ndryshme apo gjësë së gjallë: një dele mund të ndërrohej me katër pula. Por, me përparimin dhe specializimin e ekonomisë (tashmë dikush bënte rroba, dikush rriste kafshë, dikush kultivonte),lindi nevoja për të krijuar një mjet shkëmbimi të barabartë për të gjithë. Më të përdorurat në Lindje ishin çaji, gjëja e gjallë dhe kripa me të cilën paguheshin ushtarët romakë. Megjithatë, me kalimin e kohës u ndie detyrimi për të gjetur objekte që t’i rezistonin kohës, që të mund të ndaheshin dhe të transportoheshin lehtë. Pas guaskave, zgjidhja e radhës u orientua tek metalet më të çmuara, si ari dhe argjendi, me të cilat u krijuan monedhat e para.
MONEDHAT E PARA
Monedha debutoi në shekullin e shtatë p.e.s. në Lidi (Turqia e sotme), ku mbreti Giges krijoi një objekt prej ari dhe argjendi, të garantuar në peshë e në përmasa, e kësisoj edhe në vlerë.
FJALA MONEDHË
Termi i përdorur për paratë e para lindi pas krijimit të vetë monedhës. Ajo e merr emrin nga perëndia romake Juno Moneta. Patat, besnike ndaj saj, me ulërimat e tyre lajmëronin popullsinë për sulmet e natës të armiqve. Monedhë vjen nga latinishtja “monere”, që do të thotë paralajmëruese.
TAKSA DHE MONEDHAT
Sipas Charles Goodhartit, paraja ishte një shpikje e shtetit, në mënyrë që paratë, të ardhurat dhe shpenzimet të bëheshin më të matshme, falë peshës së njëjtë të monedhave. U bë kështu më e lehtë edhe të imponohej taksimi.
DOLLARI MË I SHTRENJTË
Në vitin 1945, SHBA prodhuan një kartëmonedhë prej 10 mijë dollarësh, me portretin e Salmon Chaset, sekretarit amerikan të Thesarit në kohën e Abraham Lincolnit. Në vitin 1969 kjo kartëmonedhë u hoq nga qarkullimi, por llogaritet se janë ende në qarkullim 336 të tilla.
ARGJEND BURRACAK
Me 30 nga këto monedha, Juda tradhtoi Jezusin. Ato ishin rroga mujore e një punëtori.
MEDALISTËT
Monedhat e metalit më të përdorura në botë janë dizajnuar nga medalistët, të njohur vetëm nga monedhat e tyre, pavarësisht shpërndarjes së gjerë të veprave të tyre. Monedhën prej një peni me portretin e Abraham Lincolnit e krijoi Victor David Brenner.
DERRKUCËT
Arka e kursimit më e vjetër në botë është zbuluar në Turqi dhe është prej më shumë se dymijë vjetësh. Megjithatë, lidhja e saj me formën e derrkucit ka nisur vetëm nga vitet 700. Studiuesit besojnë se forma vjen nga një lojë fjalësh mes materialit përbërës “pygg” dhe fjalës derrkuc “pig”.
BANKOMATËT
Ka mbi 1.6 milionë sportele bankomatësh në botë. Madje ka një edhe në Antarktidë. Dita e premte është dita kur ato frekuentohen më shpesh.
VIJËZIMI I ANËVE
Deri në vitin 1600 anët e monedhave ishin të lëmuara. Por, shkencëtari Isaac Newton shpiku vijëzimin e anëve, në mënyrë që të mos limoheshin anët për të fituar pak nga monedhat prej ari apo argjendi. Me këtë sistem vijëzimi vihej re menjëherë nëse anët ishin limuar. /Tirana Observer/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Prishtina nikoqire e “AI Startup” – Kampit Rajonal të Inteligjencës Artificiale
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj