LAJMI I FUNDIT:

“Bota e përrallave të Vitit të Ri” në City Mall në Shkup

“Bota e përrallave të Vitit të Ri” në City Mall në Shkup

Për herë të parë në Maqedoni, për herë të parë në një qendrën tregtare – në “City Mall” në Shkup nga kjo fundjavë deri më 7 janar 2019, fëmijët dhe të rriturit do të kenë mundësi të shijojnë “Botën e përrallave të Vitit të Ri.

Çdo njëri nga ju do të ketë mundësi që për herë të parë të merr pjesë në “Shtëpinë e Aladinit”, të sheh elefantin e 1001 netëve, Ivicën dhe Maricën me magjistaren, qilimin fluturues të Aladinit, këpucën dhe shtëpinë e Hirushes, përralla të cilat çdo njërit nga ne do t’ia bëjnë të veçanta festat e fundvitit.

“Jemi shumë të lumtur që ‘City Mall’ ka nderin që të jetë qendra e parë në Evropën Juglindore, e cila arrin ta sjell ekspozitën e ‘Botës së përrallave të Vitit të Ri’ dhe me këtë ‘City Mall’ edhe një herë tregon se është lidere në rajon. Kemi shumë aktivitete për më të rinjtë të cilët do të kenë përvojë të pa harruar”, tha Damjan Korubin nga “City Mall” në Shkup.

Programi i pasur dhe magjia para festave në botën e përrallave do t’u mundësojë të rinjve të kënaqen në turnetë interaktive, ku do t’i presin aktorët profesional botëror në rolet e çdo përralle.

Turnetë do të zhvillohen në çdo fundjavë, duke filluar nga e premtja në orën 18:00 deri në orën 20:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të ketë dy termine me disa turne nga ora 13:00 deri 15:00 dhe nga ora 18:00 deri 20:00.

Gjithashtu do të organizohen edhe punëtori për më të rinjtë, ndërsa të dielave në hapësirën e “Cineplex” nga ora 11:00 do të paraqitet Babadimri.

Shkencëtari i madh Albert Enistein ka thënë: “Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë më inteligjent – lexoju përralla. Nëse dëshironi të jenë edhe më inteligjent – lexoju më shumë përralla”./Telegrafi/