LAJMI I FUNDIT:

Bosnje dhe Hercegovina riatdheson disa persona nga Siria

Bosnje dhe Hercegovina riatdheson disa persona nga Siria

Bosnje dhe Hercegovina, më 19 dhjetor, ka riatdhesuar disa persona nga Siria.

Në Sarajevë kanë arritur gjashtë gra, 12 fëmijë dhe 7 burra, të cilët deri më tani kanë qenë në kampet dhe burgjet e Sirisë.


Lajmin e ka konfimuar policia e Bosnje dhe Hercegovinës.

Udhëtimi i tyre për në aeroportin e Sarajevës është bërë përmes një fluturimi jo komercial, tha policia kufitare.

Policia, shërbimet sociale dhe ekipet mjekësore i kanë pritur në aeroport personat e riatdhesuar, duke u kryer të gjitha kontrollet procedurale, si testimin e gjakut dhe analiza të tjera mjekësore.

Pas këtyre procedurave, të gjitha gratë dhe fëmijët do të dërgohen në qendrën e azilit në Delijas afër Sarajevës, përcjell rel.

Pritet që ata të qëndrojnë në këtë qendër deri në 15 ditë, dhe më vonë do të ribashkohen me familjet e tyre.

Shtatë burrat janë deportuar nga burgjet e Sirisë në Bosnje, bazuar në urdhërat e lëshuar nga INTERPOL-i dhe organet vendore.

Kundër tyre do të vazhdojnë procedimet penale në përputhje me ligjin.

Të gjithë të riatdhesuarit – gratë, fëmijët dhe burrat – kanë jetuar në territorin e kontrolluar nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS).

Pasi u kapën, disa prej tyre jetuan për më shumë se dy vjet në kampe refugjatësh ose burgje në territorin e kontrolluar nga forcat kurde, dhe të tjerët u dërguan në kampe ose burgje vetëm pasi IS-i u mposht, në mars të vitit 2019.

Një grup ekspertësh të përbërë nga Ministria e Sigurisë, Ministria e Jashtme, dhe agjenci e institucione të tjera përkatëse shtetërore, kanë punuar më parë në përgatitjet për riatdhesimin e këtyre shtetasve nga Siria, si dhe në programet e rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori