Kaliopi këndoi po ashtu në vitin 2012-të me këngën “Crno i Belo”.

Hera e fundit kur Bosnja morri pjesë në Eurovizion ishte viti 2012-të, kur këngëtarja “Maya Sar” me këngën “Korake ti znam” përfundoi në pjesën e dytë të listës.


Kjo ndoshta edhe ka ndikuar që për disa vite Bosnja të mos marrë pjesë në këtë festival. Megjithatë, Bosnja po e bën rikthimin e saj, transmeton kultplus. Bosnja është kësisoj shteti i 42-të që ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovizionin e vitit 2016-të i cili do të mbahet në muajin maj në Stokholm.

Bosnja ka debutuar në Eurovizion në vitin 1993 ndërsa rezultati më i mirë është vendi i tretë në vitin 2006-të, me “Lejla” nga Hari Mata Hari.

Maqedoninë, në anën tjetër, në Eurovizionin e vitit tjetër do ta përfaqësojë për herë të dytë këngëtarja Kaliopi.

Kaliopi njihet edhe si kompozitore e tekstshkruese, madje disa herë edhe për këngëtarët shqiptarë.