LAJMI I FUNDIT:

Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të ketë numër të lartë të të prekurve dhe të vdekurve nga coronavirusi

Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të ketë numër të lartë të të prekurve dhe të vdekurve nga coronavirusi

Në 24 orët e kaluara në Bosnjë dhe Hercegovinë – 4,082 mostra u testuan për coronavirus – nga të cilët 1,237 ishin pozitivë.

Përveç kësaj, sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, gjatë po të njëjtës periudhë kanë vdekur 56 njerëz.


Sipas të dhënave, rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BeH.

Gjithsej 258,173 mostra janë testuar deri më tani, dhe coronavirusi është konfirmuar në 49,627 individë.

Deri më sot, 30,097 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH dhe në 24 orët e fundit, shërim kanë pasur 1,031 pacientë. /Telegrafi/