LAJMI I FUNDIT:

Bosnja dhe Hercegovina ndalon muzikën e saj në Maqedoni

Bosnja dhe Hercegovina ndalon muzikën e saj në Maqedoni

Në lidhje me emitimin e muzikës serbe dhe kroate, për shfyrtëzimin e muzikës në Maqedoni, vendim tani më i shfuqizuar nga Ministria e Kulturës-Maqedoni, por këtë ‘trend’ e ka ndjekur edhe Bosnja dhe Hercegovina, ku ndalojnë muzikën e tyre në Maqedoni, krahas shteteve paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bosnja dhe Hercegovina ka ndaluar të shfrytëzohet muzika e atjeshme në Maqedoni. Kuvendi i organizatës SHDAM nga Bosnja dhe Hercegovina në seancën e fundit vendosi të ndalojë shfrytëzimin e repertuarit të muzikës në të gjitha radio stacionet televizive në territorin e Maqedonisë.


Ky vendim hynë në fuqi menjëherë, kurse zbatimi i saj fillon prej nesër. Nga SHDAM thonë se duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ndalimit dhe mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të SHDAM. /Telegrafi/