LAJMI I FUNDIT:

Boshnjaku vë në shitje veturën “Yugo 45”, thotë se është “e specializuar” në luftën kundër jashtëtokësorëve! (Foto)

Boshnjaku vë në shitje veturën “Yugo 45”, thotë se është “e specializuar” në luftën kundër jashtëtokësorëve! (Foto)

Reklama të pazakonshme gjithmonë ju bëjnë të qeshni apo edhe të befasoheni, por një shpallje e bërë nga një boshnjak është vërtetë interesante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pronarin e një veture Yugo 45 i cili e ka mbështjellë veturën e tij me letër alumini dhe i ka vendosur një “Satelit NASA” në bord.


Ai pretendon se ky dizajn i pazakontë është vënë në shënjestër sepse makina është “e padukshme për radarët e UFO-ve”.

Në përshkrimin e shpalljes thuhet se vetura ishte projektuar si një seri e kufizuar e automjeteve të specializuara luftarake për të luftuar objekte të panjohura nga universi.

Ajo ka 1,066 kuaj fuqi, por shpejtësia maksimale nuk dihet.

“Nga pajisjet për përdorim tokësor ka: pasqyrën e djathtë, rrotën rezervë, ndriçimin ambiental (mbi 1.000 ngjyrave, e mundshme në mënyrë automatike ose manuale), hartën e botës”, thuhet ndër tjerash në përshkrim.

Madje, siç thuhet më tej, me veturën vijnë edhe “pajisjet për hapësirë”: komunikues satelitor me të gjitha frekuencat e mundshme, i konfiguruar në mënyrë që të mos prish trafikun ajror, si dhe është i mbuluar me foli alumini të padepërtueshëm nga laserët e jashtëtokësorëve”.

Çmimi fillestar i veturës është 500 euro dhe automjeti thuhet se gjendet në Banja Luka.

Çfarë është gjithashtu për të qeshur është fakti se automjetin mund të merrni në këmbim edhe me “një lopë, dhi”. /Telegrafi/