LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Vizita e Papës Françesko është afirmim i pozicionit ndërkombëtar të vendit

Boshnjakovski: Vizita e Papës Françesko është afirmim i pozicionit ndërkombëtar të vendit

“Vizita e kryetarit të Kishës Katolike të Romës është shenjë për përshpejtimin e integrimit të vendit tonë, së shpejti si
anëtare e NATO-s dhe drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian”, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke theksuar se së shpejti, me siguri javën e ardhshme do të publikohen të dhënat për atë se sa ka kushtuar vizita e papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Pas pothuajse tre dekadave ne kemi përcaktuar pozicionet e vendit tonë që e përmbledhur në një fjali Maqedonia Veriore si shtet anëtar i NATO-s me fillimin e negociatave të pranimit në BE bëhet një pjesë aktive dhe e barabartë e botës demokratike të zhvilluar perëndimore”, tha Boshnjakovski.

Ai theksoi se përfitimet që kjo vizitë i solli në Maqedoni Veriore janë të paçmueshme dhe tha se shpenzimet financiare do të publikohen menjëherë pasi ato të jenë jenë gati, duke shtuar se nuk mund të përcaktojë saktësisht se në cilën ditë do të ndodhë.

Zëdhënësi i qeverisë tha se udhëtimi i Papës kishte karakter shtetëror por edhe fetar dhe ishte një nga vizitat në nivele më të larta nga pavarësia jonë, dhe kaloi ashtu si duhet, ndërsa mesazhet e dërguara nga kreu i Kishës Katolike të Romës përmes mediave e prekën të gjitha botën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori