LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Nuk është koha për ankand për emrat potencial

Boshnjakovski: Nuk është koha për ankand për emrat potencial

“Nuk po bisedohet për emër potencial. Po ndërtohet besimi mes dy qeverive, moment i ri i miqësisë”, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, lidhur me bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes për emrin.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, Boshnjakovski potencoi se qëllimi është zgjidhja të arrihet në interes të të gjithëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Negociatat po zhvillohen nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, me ndërmjetësim të Methew Nimetz. Procesi është publik dhe transparent. Gjithnjë derisa nuk ka diçka konkrete dhe specifike, nuk do të nxjerrim në ankand emra potencial”, theksoi Boshnjakovski.

Ai shtoi se qeveria në mënyrë të hapur dhe të qartë qëndron në pozitën se nuk ka paragjykime të bisedojë për të gjitha çështjet dhe zgjidhjet të cilat do të thonë avancim të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të cilat janë në interes të qytetarëve.

Këtë përgjigje Boshnjakovski e dha edhe në pyetjen nëse po bisedohet për ndryshim të mundshëm të emrave të aeroportit të Shkupit dhe autostradës “Aleksandri i Madh”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori