LAJMI I FUNDIT:

‘OBRM Maqedoni’ do të jetë emri i koalicionit në mes Georgievskit, Angellovit dhe Boshkoskit

‘OBRM Maqedoni’ do të jetë emri i koalicionit në mes Georgievskit, Angellovit dhe Boshkoskit

OBRM për Maqedoninë është emërtuar koalicionin e ri i përbërë prej OBRM-PP, Dinjiteti dhe Të Bashkuar për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefi i Shtabit zgjedhor të Koalicioni, Den Donçev ka përfaqësuar, siç tha, opsionin e tretë duke theksuar se do të luftojnë për ‘liri, demokraci, zhvillim ekonomik, drejtat e njerëzve’, dhe për atë Maqedonia të jetë e barabartë me të gjithë shtetet në Evropë.


‘Njerëzit që e udhëheqin këtë Koalicion janë njerëz që në momente më të vështira ishin me Maqedoninë dhe kanë marrë vendime të mira. Do të luftojmë për të demokratizuar vendin, rivendosjen e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe uljen e udhëheqësisë së korruptuar të OBRM-PDUKM’, ka thënë Donçev.

Stojançe Angellov tha se është një nderë që një vit më vonë përsëri të bashkëpunojë me kryeministrin në kohën e të cilit është jetuar mirë, si dhe me ministrin që ka sjellë vendime të mira për sigurinë e shtetit.

Lube Boshkoski tha se të tretën herë bashkohet për Maqedoninë dhe ‘marshim fitimtar drejt një fitore të re’, ndërsa Ljubço Georgievski tha se aleanca e tyre nuk duhet të shikohet në prizmin e LSDM-së, as të OBRM-PDUKM, si një opsion i tretë që do të të ofrojë shumë për anëtarët e pakënaqur të OBRM-PDUKM, për njerëzit nga qendra, dhe do të jenë të hapura për të gjithë ata me mendim majtist. /Telegrafi/