Të hënën ka nisur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaç, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale ka mbajtur, për pesë orë, fjalën e vet hyrëse duke hedhur akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, i cili ka qenë në shërbim në Kosovë pas luftës, foli për Gjykatën Speciale, e cila ka selinë në Hagë, si dhe për aktakuzën e ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ambasadori Bosch theksoi se në kohën kur po themelohej kjo gjykatë, ai, ndonëse ishte kundër si individ, atij i duhej të vepronte ashtu siç e rekomandonte qeveria e tij. “Dhe tani që jam në pension them atë që mendoj”, deklaroi Bosch për RTK Prime.
Ai, mes tjerash, theksoi se kjo gjykatë, ndonëse quhet e Kosovës, aty nuk di çka ka të Kosovës, në realitet, derisa vazhdoi të evokonte kohën e themelimit të kësaj gjykate nën udhëheqjen e Villiamsonit, i cili nuk qe i bindur në pretendimet e Marty-t për trafikim organesh.
Ai shprehu habinë se pse do të duhej themeluar Gjykatën Speciale për raste të tilla, kur mund fare lehtë të themelohej në Kosovë dhe në secilin vend ku ka pasur konflikte.
Tutje, ish-ambasadori Bosh (Bosch) për UÇK-në tha se për ne ka qenë organizatë që ka qenë në terren.
“Për ne UÇK ka qenë trupa në terren, pra kanë qenë miqtë tanë. Nëse UÇK-ja është organizatë kriminale, edhe ne jemi të tillë sepse, në njëfarë mënyre kanë punuar për ne”, theksoi ish-ambasadori Bosh.
Ai më tej shtroi dilemën për cilësimin që Prokuroria ia vë UÇK-së, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, teksa këtë e konsideroi si qesharake.
“ Cilësimi i UÇK-së si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ është qesharake. Ata kanë punuar për ne dhe NATO nuk do të punonte me ta”, deklaroi ish-ambasadori Bosh.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj