LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Shqipëria partner i besueshëm, reformë rrënjësore në drejtësi

Borrell: Shqipëria partner i besueshëm, reformë rrënjësore në drejtësi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell e cilësoi sot mbajtjen në Tiranë të takimit të 12-të të Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, mundësi dhe ditë të veçantë.

Në fjalën e tij pas takimit, Borrel tha se këto takime dhe mbledhje të rëndësishme vjetore mbahen zakonisht në Bruksel ose Luksemburg, “por sot jemi këtu në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që Shqipëria po i afrohet gjithmonë e më tepër pranë jush.”


“Me këtë ne duam të japim një sinjal të fuqishëm politik për angazhimin e BE-së ndaj rrugëtimit shqiptar si anëtar i BE-së. Faktikisht e përdorimi Këshillin e Stabilizim- Asociimit si ndërveprimin institucional më të rëndësishëm ndërmjet BE dhe Shqipërisë”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit”, tha ai.

Ai theksoi se, “përmes këtyre takimeve ne marrim në konsideratë përparimin lidhur me përgatitjet për anëtarësim, shqyrtojmë çfarë është bërë, diskutojmë ku ka nevojë për më tepër përpjekje dhe çfarë pune kemi ende përpara nesh. Mesazhi kryesor nga kjo mbledhje e këtij Këshilli është angazhimi jonë i patundur për integrimin evropian të Shqipërisë.”

“Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qartë të Shqipërisë drejt BE-së. Ne po punojmë së bashku për integrimin e Shqipërisë në të gjitha linjat, që nga negociatat për anëtarësim, tek nisma konkrete, si pjesëmarrja juaj në misionet e politikës sonë të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen apo Akademinë Diplomatike evropiane, të cilën e kam prezantuar vitin e shkuar”, shtoi Borrell.

“Dua të pranoj dhe të vlerësoj qartë që ky vend ka treguar një angazhim të fuqishëm ndaj reformave të nevojshme dhe ka arritur etapa të rëndësishme veçanërisht në fushën e drejtësisë, ku Shqipëria ka zbatuar një reformë rrënjësore në drejtësi, e cila ka ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme. Kjo është një mundësi e qartë për të ecur më tej përpara”, theksoi Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori