Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars Borell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.
Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do të vizitojë rajonin, në Ohër të Maqedonisë së Veriut të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), Borrell në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars. Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.
“Këto vizita do të kenë një rast për të analizuar raportet bilaterale të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të marrëveshjeve përkatëse të Stabilizim Asociimit, si dhe të diskutohet zhvillimet e fundit në këto shtete dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në këtë komunikatë.
Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ekziston dhe Këshilli i Stabilizim Asocimit, ku BE-ja dhe vendi i asociiuar analizojnë zhvillimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
Zakonisht të gjitha takimet e këtij Këshilli zhvillohen në Bruksel apo në Luksemburg. Kjo është hera e parë që takime të tilla zhvillohen në Tiranë dhe në Shkup.
Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të kenë takime dhe me përfaqësuesit e të rinjve ndërsa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e Kullës së Venecias në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga fondet e BE-së.
Në Shkup, Borrell do të takohet me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, por edhe me presidentin Stevo Pendarovski, dhe me një numër ministrash të këtij vendi.
Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimorë i cili me BE-në kishte arritur marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, qysh në vitin 2001. Por, u desh të priste deri në vitin 2022 për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE. Vitin e kaluar, negociatat e anëtarësimit u nisen edhe me Shqipërinë.
Pritet që gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell me mikpritësit e tij të bisedojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, për pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe rajonin, dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve në përballje me këto pasoja. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City